TE REJA & EVENTE

  • 18
    JAN

    NDERTIMI I RRUGES QUKES – QAFE PLLOCE , SEKSIONI 1 KORRIDORI TIRANE – KORCE

    Midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanive Joint VentureSintram Albania dhe Combined Group u firmos kontrata e fillimit të punimeve për segmentin Qukës – Qafë Plloç.
    Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë e Plloçës, pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë (Korridori VIII), së bashku me ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan do të sigurojë një lidhje më të shpejtë midis portit të Durrësit e vendeve të tjera të Ballkanit, duke e bërë Shqipërinë vend më të përshtatshëm për të kryer tranzitin e transportit nga vendet e Ballkanit drejt Evropës dhe anasjelltas. Kjo rrugë shërben, gjithashtu, si një bypass për qytetin e Pogradecit, një nga kryeqendrat turistike të Shqipërisë Juglindore, duke shmangur kështu ndotjen e qytetit dhe liqenit, si pasojë e tranzitit të mjeteve të rënda, duke çuar në rritjen e komoditetin turistik në këtë rajon duke sjellë rritjen e numrit të turistëve.
    Deri me sot në ketë vepër janë angazhuar 60 inxhinjerë dhe 350 punonjës.
    Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, konsiston në ndërtimin e një segmenti rrugor prej 43.4 km të gjatë.Rruga në 10 km e para kalon për gjatë lumit Shkumbin e më pas vazhdon në Malësinë e Mokrës, e cila njihet si një zonë me terren të vështirë dhe për këtë arsye do të ndërtohen një numër i madh mureshmbajtës dhe pritës, më shumë se 20 (njëzet) ura. Rruga do të ketë gjerësi prej 12.5m me 2 vija kalimi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m në total). Kostoja totale e projektit mendohet të jetë 152 milionë USD.


  • 18
    JAN

    Ndërtimi i Unazës së Tiranës

    Ky segment rrugor fillon në km 0+000, ku përfundon objekti “ Unaza e Re e Tiranës segment Komuna e Parisit – Rruga e Re Tirane – Elbasan “ dhe vazhdon deri në km 0.640( ku lidhet me Lotin I të këtij objekti).
    Ky segment përbëhet nga dy pjesë:

    1– Rrugë kryesore , kategoria e rrugës A’2, e përshtatur për zonë urbane me dy vija kalimi 2×3.5m, dhe konceptuar si rrugë shpejtësie me hyrje dalje të disiplinuara.

    Gjërësia e kurorës së rrugës: 30m
    Gjërësia e karexhatës: 2x12m
    Vija e kalimit : 2x 3.5
    Korsi emergjente : 3.5m

    2– Rrugë paralele , kategoria e rrugës B 2

    Gjërësia e kurorës së rrugës 12m
    Gjërësia e karexhatës 7m
    Gjërësia e trotuarit 5m

Nëse prioriteti juaj është cilësia.