Krijo Me Zemër,
Ndërto Me Mendje

175

Punonjës Në Kompaninë Tonë

70+

Kontrata Të Përfunduara

19

Vite Eksperiencë

150

Makineri Ndërtimi

KUSH JEMI

Kompania “Albavia ” shpk ,është një Shoqëri Shqiptare e themeluar më 19 mars 1998, një ndër shoqëritë lidere në Europë, pjesë e Grupit “ VINCI – FRANCE” .Që nga viti 2007 Kompania “Albavia ” shpk është tërësisht me kapital shqiptarë me një vlerë fillestare 135.300.000 Lekë.Aktiviteti është i shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe që nga viti 2010 edhe në Republikën e Kosovës.Duke zbatuar me rigorozitet politikat e saj të brëndshme dhe kërkesat tekniko-profesionale, Kompania “Albavia ” shpk ka zgjeruar gamën e aktiviteteve të saj duke realizuar tashmë një sërë veprash me cilësi dhe në afat, në të njëjtën kohë duke krijuar një atmosferë të respektit reciprok dhe partneritetit me kompani të tjera dhe punonjësit e saj.Kompania “Albavia” shpk gjatë këtyre viteve ka realizuar në total nje xhiro prej 11,080 mln lekë me një mesatare vjetore rreth 652 mln lekë.Me politikat e saj , Cilësi-Siguri -Shendet në punë, Mbrojtjen e Ambjentit, Shoqëria ka garantuar marrëdhënie korrekte dhe reciproke me Investitorët, Nënkontraktorët dhe Partnerët, në kontratat e zbatuara si dhe në uljen e numrit të aksidenteve në punë.Kompania “Albavia”shpk ka implementuar dhe ekzekutuar shumë projekte, të vlerësuara për besueshmërinë e përfundimit të tyre në kohë, duke respektuar standardet, mjedisin, sigurinë dhe përgjegjësisë profesionale.Kompania “Albavia “shpk, është anëtare e shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë që nga krijimi i saj.

Suport

24hr në dispozicionin tuaj

Mund te na kontaktoni ne numrat:

Tel: +3554257767

Fax:+35542262207